Foto: Facebook

Dërgohet në Spitalin e Gjilanit pas përleshjes me 3 persona

Një person nga Tërpeza e Vitisë është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit pasi kishte pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje me tre persona.

Rasti ka ndodhur në fshatin Tërpezë dje rreth orës 15:30.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sprej.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti, i cili po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim trupor, vazhdon të hetohet.