Dërgohen në terminal doganor 20 dele e tre qengja pa dokumentacion

Policia e Kosovës, më 3 korrik në fshatin Hogosht të Kamenicës, ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar pasi sipas policisë në automjetin e tyre kishin të ngarkuar 20 dele dhe tre qengja, pa dokumentacion përkatës.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, kafshët janë dërguar në terminal doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.