Departamenti Amerikan i Shtetit: 400 milionë dollarë ndihmë të sigurisë për Ukrainën

AP raporton, duke cituar zyrtarë amerikanë, se administrata Biden po dërgon deri në 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë, duke përfshirë një shumëllojshmëri municionesh për sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore dhe një numër dronësh të vegjël survejimi Hornet.

Ndërkohë, zhvillimet tjera në dhe rreth luftës në Ukrainë, janë si në vijim:

Përmes një deklarate, Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ka shkatërruar dy varka pa pilot ukrainase që ishin përfshirë në një sulm ndaj një prej anijeve patrulluese të flotës së saj në Detin e Zi. 

Ambasadorja i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Barbara Woodward, ka thënë se kryeministri Rishi Sunak e ka ndarë me inteligjencën e Ukrainës se Rusia ka vendosur mina shtesë në Detin e Zi dhe mund t’i sulmojë anijet civile në rajon. Woodward tha se Mbretëria e Bashkuar ka informacione që tregojnë se “ushtria ruse mund ta zgjerojë më tej shënjestrimin e objekteve të grurit të Ukrainës, për t’i përfshirë sulmet kundër anijeve civile në Detin e Zi. Informacionet tona, shton tutje ëoodëard, tregojnë gjithashtu se Rusia ka vendosur mina shtesë detare në afrimet drejt porteve të Ukrainës. Ne pajtohemi me vlerësimin e SHBA-së se kjo është një përpjekje e koordinuar për të justifikuar dhe fajësuar Ukrainën për çdo sulm kundër anijeve civile në Detin e Zi.

Shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së bëri thirrje të martën për përgjegjësi për vdekjen e të paktën 50 të burgosurve ukrainas të luftës vitin e kaluar në një shpërthim në një objekt paraburgimi në rajonin e Donetskut, duke e hedhur poshtë pretendimin e Moskës se ata u vranë nga një raketë.  

Në një lëvizje që dukej e pritshme, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë votoi të martën për ta rritur moshën maksimale në 30 nga 27 vjeç në të cilën burrat mund të rekrutohen, duke rritur numrin e burrave që janë përgjegjës për një vit shërbimi të detyrueshëm ushtarak në çdo kohë.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së tha se ka parë mina kundër personelit në vendin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, i cili është i pushtuar nga forcat ruse. Më 23 korrik, ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike “panë disa mina të vendosura në një zonë tampon midis barrierave rrethuese të brendshme dhe të jashtme të zonës”, tha në një deklaratë të hënën shefi i agjencisë Rafael Grossi. Deklarata nuk thotë se sa mina i ka parë ekipi në fjalë. 

Media shtetërore ruse Tass raporton se forcat ruse pretendojnë se kanë shkatërruar dy varka dhe kanë vrarë nëntë anëtarë të personelit ndërsa kanë zmbrapsur një tjetër përpjekje ukrainase për të zbritur në bregun e majtë të okupuar të lumit Dnipro pranë urës Antonovsky në Kherson.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka pohuar në konferencën e saj të përditshme operacionale se Rusia po e synon Odesën sepse “beson se Ukraina po ruan asete ushtarake në këto zona”, por pretendon se “që nga fillimi i luftës, fushata e goditjes së Rusisë është karakterizuar nga e inteligjenca e dobët dhe një proces objektivi jofunksional”.

Gjermania dhe Franca e kanë kundërshtuar të martën një shtytje për t’i zgjatur kufizimet në shitjet e eksporteve të grurit ukrainas në pesë vende të Evropës Lindore. Zelenskiy të hënën e quajti çdo zgjatje “absolutisht të papranueshme dhe sinqerisht anti-evropiane”.

Dy ish-punëtorë të mbrojtjes u dënuan në Rusi me 17 dhe 13 vjet burg për tradhti të martën pasi u shpallën fajtorë për kalimin e inteligjencës ushtarake në Ukrainë dhe planifikimin për t’i hedhur në erë linjat hekurudhore, thuhet në një deklaratë nga gjykata rajonale e Kurskut.

Autoritet ruse thonë se i kanë neutralizuar dy dronë ukrainas mbi Moskë në orët e para të së hënës, me një të tillë që u rrëzua pranë ministrisë së mbrojtjes në qendër të qytetit. Zyrtarët thanë se dronët goditën ndërtesa jo-rezidenciale në kryeqytet dhe se nuk pati viktima. Sulmi erdhi një ditë pasi Kievi u zotua të hakmerret për një sulm raketor rus në portin e Odesës në Detin e Zi. Shtëpia e Bardhë thotë se nuk i mbështet sulmet brenda Rusisë.

Pothuajse 30 anije janë ankoruar pranë terminalit të rëndësishëm të portit të Ukrainës, Izmail, pasi Rusia sulmoi të hënën magazinat e grurit në lumin Danub. Sulmet ajrore ruse të së hënës e kanë goditur infrastrukturën përgjatë Danubit, një rrugë alternative jetike për grurin ukrainas që kur marrëveshja njëvjeçare që lejonte eksporte të sigurta përmes Detit të Zi përfundoi javën e kaluar.  

Duke mos ofruar asnjë provë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pretendon se katedralja në Odesa ishte goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase. Sipas Peskov: “forcat tona të armatosura nuk godasin kurrë objektet e infrastrukturës sociale, e lëre më tempujt, kishat dhe objektet e tjera të ngjashme, kështu që ne nuk pranojmë akuza të tilla, kjo është një gënjeshtër absolute”. Rusia rezervon të drejtën për të marrë “masa të ashpra hakmarrëse”, thuhet në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme, pasi akuzoi Ukrainën se ka sulmuar Moskën dhe gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia me dronë./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala