Foto Ilustrim

Dëmtohen varrezat në Rahovec, ankuesi thotë se janë thyer pesë kryqe nga druri

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën kanë pranuar një ankesë nga një burrë në Rahovec, i cili ka thënë se persona të panjohur kanë dëmtuar varrezat.

Sipas ankuesit në disa varreza në Rahovec janë thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se rasti është iniciuar si “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.

Tutje u tha se njësit relevante policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe se rasti po vazhdon të hetohet.