Dekani i Fakultetit Ekonomik të UP-së jep dorëheqje, thotë se pati ndërhyrje

Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fatos Ukaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ukaj dorëheqjen e tij e ka njoftuar më 28 dhjetor të vitit që e lamë pas dhe e ka dorëzuar në drejtim të Këshillit të Fakultetit dhe Rektorit, Naser Sahiti.

“Duke e pas parasyshë se jeni mirë të informuar për tërë rastin e sidomos rrjedhën e punës në Këshillin e Fakultetit Ekonomik ju bëjë me dije se tërhiqem nga pozita e Dekanit të Fakultetit Ekonomik”, thuhet në letrën e dekanit drejtuar anëtarëve të Këshillit të Fakuletit Ekonomik.

Në letrën e dorëheqjes të siguruar nga KALLXO.com, Ukaj ka shkruar se nuk ka lejuar asnjë ndërhyrje nga asnjë palë, derisa ka shtuar se ka qenë një sfidë për të.

Ai ka shtuar se nuk ka bërë asnjë shkelje të rregulloreve.

“Nuk kam bërë asnjë shkelje të rregulloreve apo mos përmbushje të detyrave që rrjedhin nga pozita e Dekanit të Fakultetit e që për pasojë do të sjellte te shkarkimi  im. Jam pozicionuar kundër çdo ndërhyrje dhe tentimi me ndiku në proceset në fakultet, pa asnjë interes personal timin”, ka shkruar ai.

“Bazuar në rrjedhën e çështjeve në periudhën paraprake si Dekan i Fakultetit e shoh të udhës që të ju rikujtoj se përkushtimi im për të tejkaluar moskuptimet dhe kundërshtimet e një grupi të anëtarëve të këshillit ka qenë i sinqertë”, ka shkruar Ukaj më tej.

Ai shtoi se ndryshimi në qasjen e Këshillit të Fakultetit ndaj detyrave dhe kërkesave të Dekanit, e kishin bërë të vështirë realizimin e misionit të caktuar për të udhëheq Fakultetin Ekonomik më tutje.

Ukaj ka vënë në pah se një pjesë e Këshillit të Fakultetit ju ishin kthyer kundër, pas konkursit për staf akademik.

“Nga kjo është krijuar gjendja në të cilën për arsye të dëshirës së grupit për marrjen e menaxhimit të Fakultetit dhe punëve që atyre nuk ju shkonin për shtati e sidomos ato të Konkursit për staf akademik të rregullt. Kam mbet në qëndrimin se fakulteti është para interesave individuale e grupore”, ka shkruar Ukaj.

“Unë mbesë në bindje se ndoshta tërheqja ime do të sjellë një mundësi për anëtaret e Këshillit të Fakultetit Ekonomik të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje që ata e mendojnë si më të mirën për Fakultetin”, ka thënë më tej Ukaj.

Ukaj po ashtu e ka dorëzuar letrën e dorëheqjes edhe tek rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Kjo është letra e tij:

Më 26 nëntor të vitit 2021, 29 anëtarë të Këshilli të Fakultetit Ekonomik votuan pro shkarkimit të dekanit të këtij Fakulteti, Fatos Ukaj. Por, këtë inicim të shkarkimit e kishte hudhur poshtë Senati i Universitetit të Prishtinës më 24 dhjetor të vitit që e lamë pas.

Senati e kishte ritkthyer këtë çështje në Këshill të Fakultetit, pasi nuk ishin respektuar procedurat për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.

Fakulteti Ekonomik filloi të këtë probleme qysh nga qershori i këtij viti, kur edhe u hap konkursi për staf akademik. Nga ajo kohë, një pjesë e Këshillit të Fakultetit Ekonomik, sipas dekanit, dolën kundër tij. Kjo çështje ishte ngritur edhe në mbledhjen e 14 tetorit në Senat nga ana e Dekanit, Fatos Ukaj.

Fakulteti tash e disa muaj ka qenë edhe pa prodekanë të emëruar, pasi ata kishin dhënë dorëheqje.