Deçan, një grua rrah kunatën e saj dhe demolon shtëpinë

Një grua është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Deçan, pasi ka sulmuar fizikisht kunatën e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, e njëjta gjithashtu ka demoluar shtëpinë, si dhe ka fyer familjarët.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.