Data e zgjedhjeve lokale, presidentja të mërkurën nis takimet me partitë politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë të mërkurën takimet me partitë politike në vend, për t’u konsultuar në lidhje me caktimin e datës së mbajtjes të zgjedhjeve lokale.

Kështu ka thënë për KALLXO.com këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër. Njëherë janë takimet, pastaj caktohet data”, ka thënë ai.

Zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë pritet të mbahen në mesin e muajit tetor.