Screenshot: Vjosa Osmani/Facebook

Darka e Lamës shtrohet në Shtëpinë e të Moshuarve

Këtë vit, Darka e Lamës u shtrua në Shtëpinë e të Moshurve në Prishtinë.

Së bashku me të moshuarit, në sofrën e Darkës ishte edhe e para e vendit, presidentja Vjosa Osmani dhe shefi i Qeverisë, Albin Kurti.

Festa tradicionale këtë vit Osmani tha se u shtrua për më të dashurit e Kosovës – të moshuarit, me qëllim që të shprehet mirënjohje e respekt i thellë për ta.

Presidentja tha se përmes kësaj sofre u tregua edhe solidariteti për të gjithë ata breza, të cilët i mblodhën bereqetet e kësaj toke, duke e mbajtur gjallë jetën tonë të përbashkët.