COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Dalin rezultatet e 567 të testuarve për COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 567 mostra të testuara, 56 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Me këto rezultate numri total i të infektuarve në Kosovë deri më tani arrin në 15 mijë e 814.

Sipas njoftimit të Institutit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 69 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve deri më tani në 13 mijë e 856.

Gjithashtu IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë.

Ndërsa komunat e prekura janë këto: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.