Foto: Facebook

COVID-19, tetë pacientë në gjendje të rëndë në Pejë

Tetë persona janë në gjendje të rëndë si pasojë e infeksionit me COVID-19 në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në njoftimin e Spitalit bëhet e ditur se 43 pacientë me COVID-19 janë duke marrë tretman, prej tyre dy janë me respirator, si dhe 34 pacientë të tjerë janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore”, thuhet në raportin e Spitalit.

Sipas njoftimit të IKShPK dje në Pejë janë regjistruar edhe tetë raste të reja me coronavirus.

Në nivel vendi që nga marsi e deri me sot janë infektuar 14,301 persona, prej tyre 10,782 janë shëruar dhe 568 kanë vdekur.