Ilustrim

Coronavirusi - Spanja do të shpallë gjendje emergjente, numri i të vdekurve është mbi 100

Kryeministri i Spanjës thotë se gjendje e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi të shtunën.

Pedro Sánchez paralajmëroi se kanë kaluar javë të vështira, por ai është zotuar se qeveria do të bëjë gjithçka që duhet për të luftuar krizën, rapoton BBC.

Numri i vdekjeve në Spanjë është rritur 50% në ditë, kështu duke rritur numrin e vdekjeve në 120.

Ndërsa, të infektuar janë 4200.

Sanchez tha që shifra mund të shkonte në 10,000 javën e ardhshme.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë bënë që qeveria e tij të marrë masa të gjera deri në 15 ditë, duke përfshirë: kufizimin e lëvizjeve të njerëzve ose të automjeteve, duke urdhëruar evakuim, ndalimi i hyrjes në zona apo vende të caktuar, ndërhyrja në fushat e industrisë dhe bujqësisë.

Më shumë se 125,000 njerëz janë diagnostikuar me Covid-19 në 118 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është më shumë se 4600.