CNN: Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiqit të Serbisë 'nuk shoh asnjë të keqe' rrezikon destabilizimin e Ballkanit

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë përshpejtuar orientimin e tyre drejt Serbisë që nga momenti kur Rusia e pushtoi Ukrainën. Në vend që t’i manipulonin kërkesat kontradiktore të shteteve pluraliste dhe të përçara ballkanike, kryeqytetet perëndimore e përqendruan pjesën më të madhe të përpjekjeve të tyre në një objektiv të veçantë.

Politikat e tyre kishin dy synime. Së pari, për ta futur Serbinë në rrethin perëndimor, larg Rusisë. Së dyti, t’i lejojnë administratat e tyre përkatëse të fokusohen sa më plotësisht në mbështetjen e Ukrainës.

Tradicionalisht një nga aleatët më të afërt të Moskës në Evropë, Beogradi është përpjekur prej kohësh ta shkelë kufirin midis lidhjeve të tij historike me Rusinë dhe një të ardhmeje të mundshme të integrimit evropian. Diplomatët perëndimorë kanë kërkuar ta largojnë presidentin serb Aleksandar Vuçiq nga orbita e homologut të tij rus, presidentit Vladimir Putin, duke u zotuar për një rrugë më të shpejtë të Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe duke paralajmëruar njëkohësisht për izolim nëse Serbia nuk i binden udhëzimeve të dhëna nga ta.

Megjithatë, 18 muaj më vonë, disa vëzhgues thonë se qasja aktuale ka qenë e gjitha karotë dhe jo shkop, dhe si rezultat, po dështon t’i arrijë të dyja synimet e saj.

Serbia ka refuzuar të bëhet pjesë e të gjitha raundeve të sanksioneve të BE-së kundër Putinit. Dhe, si e tillë, Serbia ka vazhduar ndjekjen e  interesa e të veta në rajon me përgjegjshmëri në rënie, duke nxitur konflikte jashtë Serbisë për tëa larguar vëmendjen nga pakënaqësia brenda, e sigurtë dhe duke e ditur  se nuk do të qortohet nga Perëndimi.

Efektet e kësaj janë ndjerë më së shumti në Kosovë e cila er ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008 por të cilit Beogradi – dhe shumë serbë etnikë në veri të Kosovës – ende refuzojnë t’ia njohin sovranitetin e tij, duke 9 tensionuar marrëdhëniet mes fqinjëve.

“Një kal troje rus”

Qeveritë perëndimore e kanë trajtuar prej kohësh Serbinë si zërin e domosdoshëm ballkanik, ndonjëherë në kurriz të lojtarëve më periferikë, thonë disa vëzhgues.

“Ata besojnë se Serbia është shteti ballkanik, siç e shohin ata. Serbia është ajo që, nëse mund t’i bëni të jenë në anën tuaj – çfarëdo që mund të nënkuptojë – gjithçka do të jetë më e lehtë,” thotë për CNN Jasmin Mujanoviq, shkencëtar politik i specializuar në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë që administratat e njëpasnjëshme amerikane janë përpjekur të sjellin Vuçiqin dhe Partinë e tij Progresive Serbe (SNS) “në anën e tyre”, këto përpjekje “janë bërë veçanërisht të pafytyra” që nga fillimi i luftës në Ukrainë, thotë Mujanoviq dhe nuk i kanë arritur objektivat e SHBA-së. 

“Ata duket se besojnë se po e afrojnë Serbinë drejt BE-së dhe NATO-s dhe drejt të menduarit perëndimor dhe larg Rusisë… Por kjo nuk është diçka që do të thosha se po reflektohet në terren,” thotë për CNN, Alicia Kearns, ligjvënëse britanike dhe kryetare e e Komisionit të Përzgjedhur  të Punëve të Jashtme parlamentare.

Vuçiq e ka mbajtur prej kohësh një marrëdhënie komode me homologun e tij rus, Putin. Duke folur pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në shkurt, Vuçiq e arsyetoi vendimin e tij për të mos e sanksionuar Rusinë sepse ishte “i vetmi vend që nuk kishte vendosur sanksione kundër nesh në vitet 1990”.

“Ata e mbështetën integritetin tonë territorial në Kombet e Bashkuara”, shtoi ai, duke iu referuar refuzimit të Rusisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.  

Pavarësisht përpjekjeve të mbështetura nga BE drejt tranzicionit energjetik, Serbia mbetet shumë e varur nga Rusia, pasi ia ka shitur shumicën e aksioneve të kompanisë së saj të naftës gjigantit shtetëror rus Gazprom.

Rezultati është se, pavarësisht nga shpresat e deklaruara të Serbisë për t’u bashkuar me BE-në, Vuçiq ka vazhduar të ecë në një litar të ngushtë midis Moskës dhe fuqive perëndimore. Megjithëse ai i është bashkuar rezolutave të OKB-së që e dënojnë pushtimin e Rusisë në Ukrainë, udhëheqësi i Serbisë ka treguar pak vullnet për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore.

Në prill, qeveria serbe i mohoi raportet se i kishte shitur Ukrainës armë dhe municione pasi u shfaq një dokument i zbuluar nga Pentagoni që pretendonte të kundërtën. Serbia tha në atë kohë se po ruante politikën e saj të neutralitetit, megjithëse disa zyrtarë perëndimorë i morën raportet si provë se politika e tyre po funksiononte.

Disa analistë i thanë CNN se Serbisë i është dashur të bëjë shumë pak për të fituar lëvdata nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë dhe se në realitet, Vuçiqi i ka lënë një varg premtimesh të thyera.

“Kur patëm rizgjedhjen e tij [Vuçiqit në vitin 2020], të gjithëve na thanë, vetëm prisni deri pas zgjedhjeve, do të shihni papritmas se ai do të bëhet i shumëorientuar nga perëndimi dhe Evropa”, thotë Kearns. “Dhe kjo nuk ndodhi.”

“Na u tha se ai do t’i bashkohej sanksioneve dhe do të tregonte se ai është vërtet në anën tonë. Nuk ndodhi. Na thanë se ai nuk do të afrohej më shumë me Rusinë. Ai nënshkroi një marrëveshje sigurie me Putinin në muajin shtator. Herë pas here, ai e përqeshë Perëndimin. Dhe kur i pyes zyrtarët perëndimorë, ‘pse jeni kaq i vendosur ta lejosh Vuçiqin të bëjë lojë me ju,’ ata thonë se ai është alternativa më e mirë,” shton Kearns.

Kearns ka qenë një nga figurat e pakta perëndimore që kritikoi Serbinë publikisht. Megjithatë, kjo kritikë e saj ka ardhur me një kosto. Pasi foli për CNN, Vuçiq lëshoi një kërcënim të dukshëm ndaj saj gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror, duke pretenduar se “nëse qeveria e Britanisë së Madhe nuk është e gatshme të reagojë” ndaj kritikave të saj ndaj Serbisë, “ne do të detyrohemi të reagojmë”.

Duke pasur parasysh një sjellje të tillë, disa pyesin nëse i gjithë projekti i integrimit serb është i zbatueshëm, nën qeverinë e saj aktuale.

“Duke supozuar se ne po e sjellim disi me ndonjë mrekulli Serbinë në BE, me këtë lloj regjimi, ju praktikisht po sjellni një kalë tjetër troje rus në BE, ashtu siç e keni në formën e [kryeministrit hungarez Viktor] Orban,” thotë për CNN Majda Ruge, eksperte e Ballkanit në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Pajtohem, mund të ketë efekt sa i përket zgjerimit, por sigurisht që nuk do ta neutralizoni ndikimin rus në rajon – thjesht do ta importoni atë në BE”.

Kosova dhe sundimi i ligjit

Efektet e qasjes falëse të Perëndimit ndaj Beogradit ndihen më fort në Kosovë, e cila ka varur nga mbështetja perëndimore që nga shpallja e pavarësisë. Ndërkohë që më shumë se 100 vende e njohin sovranitetin e saj, Serbia nuk e njeh, duke e parë atë si një shtet të shkëputur prej territorit të saj. Përpjekjet për t’i normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve – të mbikëqyrura nga SHBA dhe BE – kanë qenë të mbushura dhe herë pas here të dhunshme.

Pika ndezëse më e ashpër erdhi pas zgjedhjeve për kryetar komunash në katër komunat veriore të Kosovës në maj. Këto zgjedhje shpesh kalojnë pa bujë: rreth 90% e popullsisë në këtë rajon janë serbë etnikë, dhe kështu, në rrethana të zakonshme, ata i zgjedhin serbët etnikë për kryetarë komunash.

Mirëpo, këto nuk ishin rrethana të zakonshme. Në nëntor, kryetarët e komunave nga partia Lista Serbe (Srpska Lista) e mbështetur nga Beogradi, e cila i dominon katër komunat, dhanë dorëheqjen në të njëjtën kohë. Këto dorëheqje pastaj u ndoqën nga zyrtarë policie, personel administrativ dhe gjyqtarë serbë etnikë në këtë rajon.

Dorëheqjet e tyre shkaktuan zgjedhje të reja, që priteshin të mbaheshin në dhjetor. Lista Serbe u deklarua se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi serbët në rajon i bojkotuan ato, me mbështetjen e plotë të Vuçiqit. Mirëpo, duke i pasur parasysh tensionet, autoritetet kosovare pranuan ti shtyjnë zgjedhjet deri në muajin prill – një vendim ky që u vlerësua nga Quint, një grup joformal që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Me mospjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, kandidatët shqiptarë etnikë garuan duke mos pasur fasre konkurrencë. Zyrtarët nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thanë se vetëm rreth 1,500 njerëz votuan në të katër komunat – një pjesëmarrje prej vetëm 3.5%. Disa kryetarë komunash u zgjodhën me, mezi, 100 vota.

Mirëpo ndërkohë që zgjedhjet nuk ishin aspak përfaqësuese, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, këto rezultate zgjedhjes përfaqësonin asgjë më pak se vetë sundimin e ligjit.

“Kemi katër kryetarë komunash, legjitimiteti i të cilëve është i ulët. Por, megjithatë, nuk ka njeri që është më legjitim se ata. Duhet të kemi shtet ligjor. Ne jemi një republikë demokratike”, tha Kurti për CNN në maujin maj.

Megjithatë, qëndrimi i kryeministrit është kritikuar si i ashpër dhe pa kompromis. Aleatët e tij e akuzuan atë për hyrjen me forcë në zyrat e godinave komunale më 26 maj, të cilat pastaj u rrethuan nga protestuesit, kundër udhëzimeve të qarta.

“Shtetet e Bashkuara i thanë Kurtit – dhe këtu e ka fajin – ata i thanë të mos i vendoste kryetarët e komunave në ndërtesat komunale. Dhe këtu Kurti e injoroi drejtimin specifik,” thotë Edward Joseph, pedagog i politikës së jashtme në Universitetin Johns Hopkins, i cili shërbeu për një duzinë vitesh në Ballkan, përfshirë edhe NATO-n.

Një zyrtar i qeverisë së Kosovës i tha CNN se ata nuk donin t’ua “dorzonin” ndërtesat zyrtare qeveritare protestuesve. “Kryetarët e komunave hynë në zyrat e tyre… Serbia u kishte kërkuar serbëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet. Tani dëshironin që askush të mos hynte në ato ndërtesa. Por atëherë, pyetja është: Nëse kryetarët e komunave nuk duhet të hyjnë në ndërtesë, kush duhet të hyjë?”

Mirëpo, ndërsa Kurti mund të ketë ndërmarrë një veprim të pakoordinuar, përgjigja ndaj kësaj nuk ishte e pashmangshme. Më e keqja e dhunës nuk erdhi në ditën kur kryetarët e komunave hynë në zyrat e tyre, por tri ditë më vonë, në qytetin e Zveçanit – kur kryetari i zgjedhur madje nuk ishte as në ndërtesë.

Dhuna ishte ekstreme. Dhjetra paqeruajtës të NATO-s u plagosën pasi u sulmuan nga serbët etnikë. Disa lëndime ishin të rënda: Tre ushtarë hungarezë u qëlluan; njërit i është amputuar këmba.

Kurti deklaroi për CNN se këta nuk ishin “protestues paqësorë”, por një “milici fashiste” e njohur për verperime në veri të Kosovës, “të cilët paguhen dhe urdhërohen nga Beogradi”.

Të tjerët pajtohen me Kurtin. Kearns thotë për CNN se trupat britanike të stacionuara në Kosovë kanë gjetur “depo armësh të fshehura në kisha dhe ambulanca nga milicia serbe në veri të Kosovës. Kemi dëgjuar për granata të vendosuaa jashtë pragut të shtëpive të njerëzve nëse ata refuzojnë ta mbështesin milicinë serbe.”

Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe e përgjigjeve diplomatike është fokusuar në veprimet e Kurtit, për të cilat Kosova ka paguar një çmim të rëndë. Që nga pasojat e zgjedhjeve, Kosova nuk është ftuar në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA-në, është përjashtuar nga projektet evropiane të infrastrukturës dhe është goditur me sanksione  për të cilat Aleanca Kosovare e Biznesit thotë se mund t’i kushtojnë ekonomisë së saj 500 milionë euro (550 milionë dollarë) deri në fund të këtij viti. 

Kearns kritikon përgjigjen “e pabalancuar” nga Perëndimi, duke thënë se ajo e injoron shkakun e vërtetë të telasheve. “Fillimi i krizës ishte ndërhyrja e jashtme e qeverisë serbe në punët e brendshme të Kosovës, ku u tha serbëve të Kosovës që të mos votojnë në zgjedhjet lokale. Kjo është ndërhyrje e huaj”, tha ajo.

Kurti është përpjekur ta shpallë sovranitetin e Kosovës kundër forcave dyshe të ndërhyrjes së huaj dhe dhunës së organizuar, të cilave sipas Mujanoviqit, SHBA-ja dhe BE-ja janë përgjigjur me “Jo. Një gjë e tillë nuk është e përshtatshme në këto rrethana.”

Duke pasur parasysh mbështetjen e Kosovës në mbështetjen perëndimore, disa kanë frikë se mospajtueshmëria e Kurtit po i frustron aleatët e tij dhe po dobëson Kosovën. Disa po bëjnë thirrje për një ndryshim të plotë të qëndrimit.

Kurti është akuzuar se e ka penguar zbatimin e komunave vetëqeverisëse për serbët (Komunat me shumicë serbe, ASM), siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 që synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet fqinjëve ballkanikë. Sipas marrëveshjes, Serbia mund të krijojë ASM-në në veri të Kosovës, e cila do të funksiononte nën sistemin ligjor të Kosovës, me policinë kosovare që të mbetet autoriteti i vetëm i zbatimit të ligjit.

Një dekadë më vonë, këto komuna nuk janë themeluar, duke i lënë mosmarrëveshjet për shkallën e autonomisë për serbët e Kosovës.

Mirëpo, ka dyshime nëse kjo zgjidhje – që tani po shtyhet me forcë nga SHBA dhe BE – do t’i lehtësojë tensionet.

Republika Srpska, një nga dy entitetet që përbëhet nga Bosnja dhe Hercegovina, shpalli pavarësinë në vitin 1992 dhe u njoh zyrtarisht sipas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995. Në muajt e fundit, presidenti i saj pro-rus Milorad Dodik është përpjekur ta hapë rrugën për shkëputjen e saj nga Bosnja.

Në qershor, ligjvënësit e Republika Srpska votuan për pezullimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese të Bosnjës, në një vendim të përshkruar nga ekspertët si “ndarje ligjore” dhe një shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Dejtonit. SHBA e dënoi këtë veprim, duke thënë se kërcënon sovranitetin e Bosnjës.

“Qytetarët në Kosovë dhe Kurti e kanë bërë shumë të qartë se në komunat autonome të qeverisuara nga serbët e shohin një Republika Srpska të re. Dhe ata nuk shohin në atë model një zgjidhje për Kosovën. Ata shohin një version të ri, një gjeneratë të re të krizës për Kosovën, dhe në fund të fundit rajonin në tërësi”, thotë Mujanoviq.

Kali i gabuar?

Gjatë gjithë muajve të fundit të tensioneve, SHBA dhe BE e kanë përsëritur vazhdimisht angazhimin e tyre për kauzën e tërheqjes së Vuçiqit në anën e tyre. Mirëpo, veprimi i Serbiaisë ka qenë një braktisje në rritje, duke përfaqësuar atë që Kearns e quajti “një dështim i diplomacisë parandaluese”.

Një episod i dëmshëm erdhi në Ohër, Maqedoninë e Veriut, në mars, kur, pas muajsh negociatash të ndërmjetësuara nga SHBA dhe BE, Serbia dhe Kosova më në fund pranuan një marrëveshje dypalëshe që kishte si synim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Mirëpo, ndërsa kjo u paralajmërua si një progres, Vuçiq u largua nga negociatat pa e nënshkruar dokumentin, duke pretenduar në një fjalim televiziv se ai nuk qe në gjendje ta bënte këtë: “Ndiej dhimbje torturuese në dorën time të djathtë… ajo dhimbje pritet të vazhdojë për kater vite.”

Një tjetër episod erdhi kur autoritetet serbe arrestuan tre zyrtarë të policisë së Kosovës, për të cilët pretendonin se ishin “futur thellë brenda territorit të Serbisë qendrore” dhe përgatiteshin për ta kryer “një akt terrorizmi”. Mirëpo, Kosova këmbënguli se zyryarët ishin “rrëmbyer” brenda kufijve të Kosovës dhe se Serbia kishte kryer dhe “akt agresioni”.

SHBA dhe BE ishin të ngadalta për t’iu përgjigjur këtij incidenti. KFOR-i, lëshoi një deklaratë 48 orë pasi policët u raportuan të zhdukur. SHBA lëshoi një deklaratë tri ditë më vonë, duke pretenduar se arrestimet u kryen me “akuza të rreme”.

Joseph thotë për CNN se narracioni serb i ngjarjeve ishte i vështirë për t’u besuar – dhe se formulimi i deklaratës së SHBA-së sugjeronte që zyrtarët e tyre gjithashtu nuk po e hanin këtë karrem. “Nëse SHBA-të ishin vërtet të pasigurta nëse policë të Kosovës ishin futur në Serbi, atëherë pse të përdoret një term kaq kategorik [si “i rremë”], i cili e parandalon kompetencën dhe gjykimin e gjykatës serbe?”

E megjithatë Serbia nuk u dënua për arrestimin e policëve kosovarë. Lirimi i policëve u sigurua dy javë më vonë – jo nga aleatët perëndimorë, por nga Viktor Oban, kryeministri hungarez.

Pas episodeve të tilla, Edward Joseph i thot CNN se qasja “nuk shoh të keqe” ndaj regjimit të Vuçiqit mund të ketë filluar të plasaritet.

“Pyetja këtu duhet të shtrohet: Kush në administratën e Bidenit ende beson se Vuçiq është ky partner? tha ai, duke vënë në dukje sanksionimin e fundit të Aleksandar Vulinit, shefit të shërbimit inteligjent të Serbisë, si dëshmi se administrata e Bidenit “nuk është më rob i frikës dhe iluzionin për Vuçiqin”.

Megjithatë, nëse kjo përkthehet në një ndryshim të politikës, mbetet ende e paqartë.

Ndërkohë, Vuçiq i ka ngritur aksionet. Në përgjigje të sanksionimit të Vulinit, Vuçiq i ndaloi eksportet e armëve nga Serbia për 30 ditë, duke pretenduar se “gjithçka duhet të përgatitet në rast agresioni kundër Republikës së Serbisë”.

“Ai në thelb thotë ‘ne do të hyjmë në konflikt, ne duhet t’i ndalojmë të gjitha eksportet e armëve tani, sepse na duhen për sigurinë tonë kombëtare.” Fjalëpërfjalshëm, Vuçiq po kërcënonte me luftë. Asnjëherë nuk e kam parë Vuçiqin kaq të qartë më parë,” thotë Ruge nga ECFR.

Dhe mesazhi i presidentit është pranuar nga disa qytetarë serbë. Në ndeshjen e futbollit të klubit futbollistik ‘Crvena Zvezda’ të Beogradit muajin e kaluar, tifozët nacionalistë serbë mbanin një pankartë ku shkruhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Vuçiq mori pjesë në atë ndeshje, sipas mediave lokale.

“Situata është e qartë se kush është ende ngacmuesi i Ballkanit”, thotë për CNN Meliza Haradinaj, ish-ministre e Jashtme e Kosovës. Koha do të dëshmojë se ky ‘investim’ për ta qetësuar Serbinë do të shkojë kot./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala