Çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve sot në Kosovë

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës në Kosovë është 1.79 euro për litër, për shitjen e benzinës është 1.44 euro dhe për shitjen e gazit është 0.76 euro.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Këto çmime vlejnë për datën 1 shtator 2022, nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë nga momenti i publikimit.

Ndërkohë, dje MINT-i ka marrë vendim për vendosjen e masave mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 cent për litër kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Sipas ministrisë ky vendim është marrë për arsye se në shitjet me pakicë në Kosovë është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror.

Ky vendim do të vlejë për 30 ditë që nga publikimi i tij