Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Çmimet e derivateve të naftës për sot

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e derivative të naftës sot në Kosovë është 1.60 euro për litër, për benzinë është 1.33 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.75 euro.

Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas njoftimit, çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Në fund të muajit gusht, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për vendosjen e masave mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër. Ky vendim do të vlejë për 30 ditë që nga publikimi i tij.

Sipas ministrisë, ky vendim është marrë për arsye se në shitjet me pakicë në Kosovë është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror.

Ditët e fundit, para vendimit të MINT, në pompat e derivateve në Kosovë, çmimet e naftës ishin nga 1.75 deri në 1.79 euro.

Edhe në muajin qershor, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për derivate të naftës, i cili ishte në fuqi për 30 ditë. Ky vendim u mor pasi çmimi i naftës shkoi deri në 1.95 euro për litër në pikat e shitjes së karburanteve në Kosovë.