Çmimi tavan, shtrenjtohet nafta për 3 centë
09.10.2022 - 09:07
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e fundit.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.70 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.76 euro.
Sipas këtij vendimi, 3 centë është sot më shtrenjtë nafta dhe 1 cent ka ngritje për benzin, derisa ka mbetur i pandryshuar ai i gazit.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së dielës dhe së hënës.