
Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay
Benzina një cent më shtrenjtë se dje, çmimet e naftës dhe gazit mbeten të njëjta
01.11.2022 - 11:05
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.73 euro për litër, për benzinë është 1.42 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.72 euro.
Kështu ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Sipas njoftimit çmimet e lartëcekura vlejnë për sot, prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Gjatë të dieles dhe të hënës, çmimi i naftës dhe gazit ishin të njëjta me sot, ndërsa benzina ishte një cent më lirë se sa sot.