Çmimi i naftës sot, 1 cent më lirë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.77 euro për litër, i benzinës me 1.40 euro dhe i gazit me 0.72 euro.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtës deri në 24 orët e ardhshme.

Dy ditët e kaluara, çmimi për një litër naftë ka qenë 1,78, benzina 1.41 euro dhe i gazit me 0.73 euro.