Cilësia e ajrit gjatë ditës së sotme në nivel vendi

Cilësia e ajrit në disa qytete të Kosovës është e pranueshme, në disa e dobët e diku është mesatare. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit ka publikuar cilësinë e ajrit për ditën e sotme në vende të ndryshme. 

Në Brezovicë, Dardhishtë, Prizren, Drenas ajri është i pranueshëm. 

Në Obiliq e Prishtinë ajri është mesatar ndërsa, Gjilan, Hani i Elezit, Mitrovicë, Pejë dhe një Pjesë e Prishtinës, ajri figuron të jetë i dobët. 

IHMK monitorimin e ajrit e bën përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. 

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.