Moti

Moti

Moti sot, Instituti parashikon vranësira të lehta

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se pas reshjeve të shiut që ishin në ditët e fundit, Kosova do të ketë masa të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Në anën tjetër për këto dy ditë sot dhe nesër, IHK ka thënë se do të jetë mot kryesisht i qetë me vranësira të pakta rreth relievit malor, ndërsa të dielën mot kryesisht i kthjellet dhe me vapë.

Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartshënuara.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë ,prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindja.

Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.