Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Cilësi e pranueshme e ajrit në disa qytete të Kosovës

Cilësia e ajrit në shumicën e qyteteve të Kosovës është e pranueshme.

Kështu tregojnë matjet e Rrjetit shtetëror të monitorimit të cilësisë së ajrit, në kuadër të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ajër të pranueshëm kanë qytetet Drenas, Han i Elezit, Mitrovicë, Obiliq, Pejë dhe Prizren.

Ndërkaq, ajër të dobët kanë Gjilani dhe Prishtina.

Burimi: IHMK

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.