Çfarë kishte thënë Kurti për ftesën e Thaçit për mandatim ? (VIDEO)

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pak minuta më herët i ka dërguar ftesë për takim kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të takuar, që të propozohet mandatari për krijimin e Qeverisë.

Në DebatPernime, Kurti ishte pyetur për këtë moment mes tij dhe presidentit Thaçi.

“Është obligim kushtetues i tij edhe më në fund do të ketë një gjë të mirë që do bëjë ai president, do të më jep mandatin mua”, kishte thënë Kurti në Debat Pernime.

Raportet e Thaçit dhe Kurtit asnjëherë nuk kanë qenë të mira. Kurti kishte qenë opozitar në kohën kur Thaçi kishte udhëhequr Qeverinë.