Ilustrim

Burri nga Lipjani sulmon fizikisht një të mitur, pasi dyshohet se vodhi në marketin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan, nën dyshimin se i njëjti shkaktoi lëndim të lehtë trupor ndaj një të miture.

Sipas Policisë, i dyshuari dje ka sulmuar fizikisht viktimën e mitur me pretekst se ajo ditë më parë kishte vjedhur disa gjësende nga marketi i tij.

Policia ka thënë se i arrestuari me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.