Foto; KALLXO.com

Burri në Kaçanik demoloi shtëpinë me sëpatë, shkak mosmarrëveshja në familje

Të mërkurën rreth orës 12:50 një grua në Kaçanik ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, bashkëshorti i saj e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë.

Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si ‘Dhunë në familje’.