Bruksel, ka filluar takimi Vuçiq - Borrell

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka filluar takimin bilateral me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka ndarë fotografi nga ky takim në rrjetin e tij social, Instagram.

“Bisedimet në Bruksel sapo kanë filluar. Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajçak”- ka shkuar ai.

Pas takimit më Vuçiq, Borrell dhe Lajçak do të takojnë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas agjendës së publikuar nga vet nikoqiri i këtij takimi, Bashkimi Evropian, Kurti e Lajçak pastaj do të zhvillojnë edhe një takim trepalësh.

Takimi trepalësh do të mbahet më vonë gjatë ditës dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti dhe Vuçiq, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, do të diskutojnë edhe për “çështjet aktuale”.

Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel