Oleksiy Goncharenko - Deputet, Ukrainë

Brenga e Ukrainës për raportin me Serbinë në rast të njohjes së Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur për lidhjet e vendit të tij me Serbinë.

Goncharenko ka thënë se Serbia po bën gjithçka që mundet dhe kudo që mundet që të mos njihet Kosova.

“Unë nuk mund t’ju them se Serbia ka shumë ndikim në Ukrainë sepse ky nuk është realiteti, por sido që të jetë, Serbia është një shtet i njohur që ka një votë në Kombet e Bashkuara, në Këshillin e Evropës dhe në institucione të tjera, dhe po, një nga arsyet që po përmendet (kundër njohjes së Kosovës) është argumenti se ne nuk e dimë se si do të jetë bashkëpunimi ynë me Kosovën” – tha ai.

Deputeti ukrainas tutje ka thënë se ‘ekziston brenga që (njohja e Kosovës) mund ta shkatërrojë bashkëpunimin e Ukrainës me Serbinë’.

“Ne duhet të jemi të mbërthyer pas vlerave, dhe kjo është  më e rëndësishmja. Së dyti, të gjitha vendet që e njohin Kosovën kanë raport me Serbinë dhe ajo po merret me ta, jo pse duan apo nuk duan të bëjnë këtë por sepse nuk mund të mos merren me ta dhe e njëjta gjë do të ndodh edhe me ne. Prandaj them që ne nuk duhet të lejojmë që të na ndalin tutat tona apo të ndalemi nga disa fantazma të së kaluarës” – ka theksuar ai.