
Deputeti ukrainas mban fjalim në Kuvendin e Kosovës, seanca nisi me një minutë heshtje
Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko po qëndron në Kosovë, me ç’rast ka folur edhe para kolegëve të tij deputetë kosovarë.
Kuvendi i Kosovës, punimet e sotme i nisi me një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë.
“E gjitha bota demokratike është tmerruar prej masakrave të bëra nga regjimi i Putinit mbi popullin e pafajshëm të Ukrainës. Kuvendi i Kosovës për të gjithë ata që u vranë prej regjimit të Putinit në Ukrainë, të mbajmë një minutë heshtje” – tha kryetari i Kuvendit Galuk Konjufca.
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, gjatë fjalimit të tij në Asmblenë e Këshillit të Evropës para pak javësh kishte bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës.
Goncharenko e ka përfunduar fjalimin e tij në këtë asamble në gjuhën shqipe duke thënë “Kosova është Evropë”.
Ai bëri të ditur se e ka sponsoruar projektligjin në parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Më poshtë mund ta ndiqni fjalimin e deputetit Oleksiy Goncharenko në Këshillin e Evropës më 11 tetor.