Ilustrim

BQK: Ekonomia e Kosovës do të ketë rënie prej 7.2%

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka deklaruar se ekonomia e Kosovës do të ketë rënie prej 7.2%.

Shkaktarët e rënies së ekonomisë së Kosovës konsiderohen të jenë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesave agregate në përgjithësi në Kosovë edhe rënia e vizitave nga diasporave. Në anën tjetër kur jemi te lidhja e diasporës me vendin tonë ajo që deri diku ka ndikuar që ta zbusë efektin e pandemisë janë remitencat, të cilat vazhdojnë të vijnë nga diaspora”, ka deklaruar Mehmeti.

Por guvernatori Mehmeti ka shtuar se vlera e kredive aktive në shtator 2020 ka arritur në 3.2 miliardë, me një arritje vjetore prej 7.6%.

“Në këto kushte, të hyrat nga sektori i jashtëm kanë shënuar rënie, ekonomia e Kosovës ka përfituar nga rritja e vazhdueshme e kreditimit bankar, gjithsej vlera e kredive aktive në sektorin bankar të Kosovës, në shtator 2020 ka arritur në 3.2 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 7.6%. Vlera e kredive të reja, të lëshuara nga janari deri në gusht 2020 është 912.5 milionë euro krahasuar me 959 milionë euro sa kanë qenë më herët pra kemi rënie prej 5%”, ka përfunduar Mehmeti.