BQK: 160 milionë euro vlera e kredive të reja në muajin tetor
160 milionë euro është vlera e kredive të reja në muajin tetor, ka njoftuar Banka Qendrore e Kosovës.
BQK ka bërë të ditur se në muajin tetor vlera e depozitave ishte 61 milionë euro.
“Mbi 7 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.12 miliard euro. Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 838.3 milionë euro”- thuhet në njoftim.
Norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.37% e që në muajin shtator 2023 ka qenë 2.43%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.39% ku në muajin paraprak ishte 6.51%.
“…vlera e kredive bruto ka arritur në 4.83 miliardë euro me një rritje prej 42.47 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 5.87 miliardë euro”- vazhdon njoftimi.