Ballina e librit ‘Kosova - Mundësi për Investime’. Foto: Facebook/ Ejup Gojnovci

Botohet libri 'Kosova - Mundësi për Investime'

Libri “Kosova – Mundësi për Investime”, i autorëve Ylli Kaloshi dhe Ejup Gojnovci është një botim me karakter promovues.

Përmes këtij libri autorët kanë prezantuar mundësitë që ofron Kosova për investime në fusha të ndryshme, dhe ambientin e favorshëm të të bërit biznes në Kosovë.

“Tashmë, libri ‘Kosova – Mundësi për Investime’, pa dritën e botimit pas më shumë se katër vjet të punës aktive, të pandalshme e shpesh shumë sfiduese. Pa synuar ta kemi bërë të përsosurën, të 460 faqet e tij kolor e në dy gjuhë shqip e anglisht, do komunikojnë me lexuesin”, ka shkruar në Facebook, Ejup Gojnovci, njëri nga autorëte librit.

Gjithashtu “Kosova – Mundësi për investime” jep informacione edhe rreth resurseve për zhvillim ekonomik, pasuritë natyrore, mundësitë për investime dhe resurset për zhvillim që ofrojnë të gjitha komunat kosovare veç e veç.

Ballina e librit ‘Kosova – Mundësi për Investime’. Foto: Facebook/ Ejup Gojnovci