Foto: Holodmedia/Twitter

Protestuesi në Moskë lidh duart si viktimat e Buchas

Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyrë përtokë me duart e lidhura në shenjë nderimi të mënyrës sesi trupat e disa ukrainasve janë gjetur në qytetet afër Kievit që deri vonë ishin pushtuar nga forcat ruse, raporton BBC

Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e qytetit Bucha – disa me duar të lidhura, kanë nxitur dënim të madh ndërkombëtar ndaj Rusisë.

Fotot e protestës janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media. Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse – por nuk janë bllokuar ende, për dallim nga publikimet e tjera.

Protestuesi është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, përfshirë  tek një urë pranë katedrales së qytetit.

 

Ukraina i ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e krimeve të luftës dhe një “masakër” në Bucha,  qytet 30 km në veriperëndim të kryeqytetit, Kiev, pasi trupat e civilëve të paarmatosur ukrainas dhe varre masive u gjetën të dielën . Trupat e civilëve – shumë prej tyre me duar të lidhura, plagë me armë zjarri nga afër dhe shenja torture – u gjetën në rrugë pasi trupat ukrainase e rimorën qytetin.

Zelensky e akuzon Rusinë për krime lufte