Ushtari ukrainas, Foto: Presidenca e Ukrainës

Çfarë i tha presidenti kinez, presidentit amerikan në telefonatën e sotme në lidhje me luftën në Ukrainë?

Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt, i tha presidenti kinez Xi Jinping, presidentit të SHBA-së Joe Biden në një video-telefonatë të premten në mëngjes, sipas mediave shtetërore kineze, raporton CNN

“Marrëdhëniet shtet më shtet nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar”, citoi CCTV të ketë thënë Xi Jinping në telefonatë.

Thirrja mes dy liderëve botërorë filloi në orën 9:03 të mëngjesit të së premtes. Ky është diskutimi i tyre i parë i njohur, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

Kjo thirrje vjen disa ditë pasi një kabllogram diplomatik i SHBA-së sugjeroi se Kina ka shprehur njëfarë hapje për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës. Nuk është ende e qartë nëse Kina synon t’i ofrojë Rusisë atë ndihmë, thanë zyrtarët amerikanë të njohur me inteligjencën për CNN në fillim të kësaj jave.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të mbajtur linja të hapura komunikimi midis Shteteve të Bashkuara dhe PRC”, tha Psaki, duke përdorur shkurtesën për Republikën Popullore të Kinës.

Janë bërë më shumë se tre javë prej fillimit të sulmit ushtarak rus në Ukrainë.

Ukraina zyrtare: 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës