Bordi i Postës emëron u.d. kryeshefe Fakete Kadiun

Pas dorëheqjes së Rafet Jasharit nga pozita e kreut të Postës së Kosovës, Bordi Drejtues ka emëruar ushtruesen e ri të detyrës së kryeshefit, Fakete Kadiu.

KALLXO.com mëson se Kadiu është emëruar sot në këtë pozitë.

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com raportoi se kishte ofruar dorëheqjen e tij për arsye personale Rafet Jashari.

Ky i fundit ishte rekomanduar nga Bordi i Postës që të gjitha avancimet që kanë ndodhur në 8 muajt e fundit t’i kthente në pikën zero për shkak se avancimet ishin në kundërshtim me vendimin e qeverise së Kosovës të vitit të kaluar për menaxhimin e financave të ndërmarrjes.

Rafet Jashari dorëhiqet nga pozita e Kryeshefit të Postës