Bllokohet në Serbi rruga drejt Merdarës

Një grup prej 20 personash kanë bllokuar vendkalimin në Merdarë nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës, raporton korrespondenti i RTS.

Ata vendosën një kamion me rimorkio dhe traktorë për të mbështetur serbët e Kosovës.

Ata njoftuan se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë./RTS