Foto: Lockheed Martin
Blerja e raketave nga Amerika, reagon Daçiq: Kosovën nuk do ta ndihmonin as një milion ‘Javelina’
Ish-zëdhënësi i Partisë Socialistë të Serbisë në kohën e Sllobodan Milloshoviq, Ivica Daçiq ka reaguar pas lajmit se Amerika ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank ‘Javelin’.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq beson se është koha e fundit që Serbia të vendosë nëse Kosova është çështje e saj kombëtare apo jo.
Ai ka thënë për N1 se Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, por nëse do të donte ta bënte një gjë të tillë atëherë “Kosovën nuk do ta ndihmonin as një milion Javelina”.
Tutje, Daçiq beson se shitja e armatimit nga ShBA për Kosovën nuk është një mesazh ndaj Serbisë, por se është pjesë e një qëllimi afatgjatë për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës, e cila filloi të zbatohej në vitet 1990.
Daçiq ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka marrë armatim nga shumë shtete: Gjermania, SHBA-ja, shtetet islame.
“Ne kemi një problem më të thellë, këtu po flasim për interesat strategjike të të ashtuquajturës Kosova të jetë e pavarur, të cilën ne e kundërshtojmë. Ne duhet të jemi të mprehtë, të vendosur, të mençur dhe realistë në rrethana ndërkombëtare” – tha Daçiq dhe shtoi se Serbia duhet të vazhdojë të armatoset.
Të enjten, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ia dha lajmin presidentit serb, Alkensandër Vuçiq se ShBA ka pranuar një kërkesë të Kosovës për blerjen e raketave kundërtank “Javelin”.
Hill: ShBA e ka pranuar kërkesën e Kosovës për shitjen e raketave ‘Javelin’