Blerim Kuçi: Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka thënë se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Kuçi ka thënë se sot është arritur dakordimi për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.

“Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë. U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”, ka shkruar Kuçi në ‘Facebook’.

Me 15 korrik i ishin bllokuar llogaritë e Telekomit, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.