Foto: Policia e Kosovës, lojëra fati

Bixhozi në Gjakovë, në pranga tre të dyshuar

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga zyrtarët e stacionit policor në Gjakovë në pranga kanë rënë tre të dyshuarit F.M., 35-vjeçar, M.Gj., 33-vjeçar dhe F.F., 54-vjeçar.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale – organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Arrestimet kanë ndodhur pas kontrollit të ushtruar në lokalin e të dyshuarit F.M.

Gjatë këtij kontrolli të bërë në lokalin në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX”.

Prokurori i Shtetit, sipas njoftimit të Policisë, ka vendosur që të iniciohet rast penal për hetim dhe po ashtu me urdhër të prokurorit i dyshuari me inicialet F.M., pronari i lokalit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Foto: Policia e Kosovës, lojëra fati