BIRN lanson sot faqen e internetit të Monitorimit të Pronësisë së Mediave në Kosovë

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN në bashkëpunim me “Global Media Registery” do të bëjë publikimin e faqes së internetit të Monitorimit më të madh të Pronësisë së Mediave në Kosovë.

Përveç prezantimit, në këtë ngjarje do të ketë diskutime në panel me temë “Sfidat lidhur me transparencën e sektorit të mediave në Kosovë”.

Ngjarja do të mbahet në Shtëpinë e Shoqërisë Civile në Prishtinë, me fillim prej orës 10:00.

Bazuar në një metodologji gjenerike, “Monitori i Pronësisë së Medias” (MOM) është zhvilluar si një ushtrim krijimi harte në mënyrë që të krijohet një databazë e disponueshme publikisht dhe e përditësuar vazhdimisht që rendit pronarët dhe mediat më të rëndësishme në një vend. 

MOM-i krijon transparencë mbi kush e ka nën pronësi median, çfarë interesash të lidhura kanë pronarët, në çfarë mase ekzistojnë varësitë dhe për rrjedhojë, kush ka realisht ndikim potencial mbi opinionin publik.