Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Bien nga sistemi disa ueb-faqe të institucioneve shtetërore Kosovës

Ueb-faqet zyrtare të disa ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore të Kosovës kanë rënë nga sistemi.

Faqja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes nuk janë duke punuar.

Nga Ministria e Arsimit thanë për KALLXO.com se janë duke punuar që ta rikthejnë sistemin.

“Jemi duke e shikuar se çka ka ndodhur”, thuhet në përgjigjen e MAShTI-it.

Po ashtu faqet zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Insitucionit të Avokatit të Popullit si dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Ministri të Punëve të Brendshme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe është duke pritur përgjigje.