Bie çmimi i naftës në Kosovë

Nafta do të shitet 1.79 euro për litër kjo sipas çmimit maksimal të lejuar të shitjes të përcaktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.76 euro dhe i gazit 0.78 euro.

Sipas vendimit, çmimet e lartë cekura vlejnë për datën 1 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Në fundjavë, nafta është shitur 1.83 euro për litër.