Biden emëron ambasadoren e ShBA-së në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, emëroi të hënën Bridget Brink, e cila aktualisht përfaqëson Shtetet e Bashkuara në Sllovaki, si ambasadoren e re të ShBA në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Reuters raporton se emërimi duhet të konfirmohet nga Senati i ShBA.

Sipas raportimit të Zërit të Amerikës, Brink është një diplomate e karrierës shërben që nga viti 2019 si ambasadore në Sllovaki. Ajo ka kryer më parë detyra në Serbi, Qipro, Gjeorgji dhe Uzbekistan, si dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.