Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Biden anulon vizitën në Jordani

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Joe Biden nuk do të udhëtojë për në Jordani, shkruan sot The Guardian.

Vendimi erdhi pasi ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha se Jordania nuk po e mban më samitin e planifikuar me presidentin amerikan dhe liderët egjiptianë dhe palestinezë që ishte planifikuar të mbahej në Aman të mërkurën.

Kjo sepse “nuk ka kuptim të flasim tani për asgjë përveç ndalimit të luftës”, pas sulmit vdekjeprurës në Spitalin Baptist në Gaza. 

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, ka thënë se të paktën 500 njerëz u vranë të martën mbrëma në atë që pretendonte se ishte një sulm ajror izraelit në al-Ahli al-Arabi, i njohur gjithashtu si Spitali Baptist.

Një zëdhënës i mbrojtjes civile të Gazës ka thënë se numri i të vrarëve është rreth 300./The Guardian