Ilustrim

Bibloteka e Presidencës pritet të furnizohet me 206 libra të rinj (LISTA)

Zyra e Presidentes së Kosovës ka shpallur tender për blerjen e 157 titujve të librave për bibliotekën presidenciale.

Presidenca ka paraparë të blejë 206 libra dhe vlera e parashikuar për blerjen e tyre është 3900 euro.

Lista e librave që do t’i blejë Zyra e Presidentes së Kosovës përfshijnë tituj në gjuhën angleze dhe atë shqipe.

Biblioteka e Presidentes pritet të pasurohet me libra të Ismail Kadaresë, ish-presidentit amerikan dhe gruas së tij, Barack dhe Michele Obamës, zv.presidentes amerikane, Kamala Harris, libra nga At Zef Pllumi, Faik Konica, Blendi Fevziu, Bernd Fischer, Marin Barleti, Henry Kissinger, Edith Durham, e libra nga autorë të tjerë.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë 12 muaj.

Fituesi i këtij tenderi do të shpallet përmes procedurës me kuotim të çmimit. Kriter për t’u shpallur fitues është oferta me çmimin më të ulët.

Njoftimi për kontratë është publikuar më 9 dhjetor kurse afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar 20 dhjetori.

Listën me titujt që do t’i blejë Zyra e Presidentes së Kosovës e gjeni KËTU.