Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Tahiri e rikthen në Kuvend deklaratën e dikurshme të Kurtit 'Bajrakun e lëshojnë për karrige'

Kreu i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Besnik Tahiri e ka rikthyer deklaratën e dikurshme të kryeministrit, Albin Kurti, “Bajrakun e lëshojnë për karrige”.

Tahiri në seancën e Kuvendit tha se Kurti e ka shkelur të gjithë filozofinë e vetë politike.

“Ajo se çfarë nuk duhet të kalojë në heshtje sot është se ky kryeministër e ka shkelë të gjithë filozofinë e vetë politike, prej ditës së parë e deri sot për të arritur qëllimin e vetë. Pra ky kryeministër që folke për Zajednicën: Zajednica nuk kalon, Zajednica nuk kalon, kërrk u ul në karrige të kryeministrit, e lëshoi bajrakun është ky kryeministër po flas për njeriun që shfaqi mosbesim ndaj secilit kamp politik”- tha Tahiri.

“Kemi një rezultat që kryeministri i Kosovës thotë nuk ka draft, unë po e pyes kryeministrin publikisht, unë e kam një draft që është publiku në media, a mundet ky zotni me na kallxu se cili është ky draft. A mundet me na tregu se çfarë po flasim dhe ne me u informu prej mediave”- shtoi ai.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare ku në rend të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për procesin e dialogut Kosovë – Serbi pas zhvillimeve të javës së kaluar.