Bekim Jashari. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Jashari përballë Jeta Xharrës - VIDEO

Sonte në emisionin “Jeta në Komunë“ do të transmetohet debati me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kryetari i Skenderajt sonte flet për qeverisjen e tij, nëse do të garojë edhe për një mandat tjetër, si dhe për çështje të tjera.

Bekim Jashari do të flasë për të arriturat dhe premtimet që nuk ka arritur t’i realizojë.

Po ashtu, ai do të tregojë nëse ndonjëri nga anëtarët e Familjes Jashari mund të konkurrojë për president të Kosovës.

Në studio janë edhe pesë asamblistë të Asamblesë së Skenderajt.