Bëhet thirrje që të mbrohen të drejtat e punës të punëtorëve të pastrimit
Instituti për Hulumtime dhe Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka bërë thirrje që të mbrohen të drejtat e punës të punëtorëve të pastrimit, duke thënë se me shqetësim është duke vëzhguar kushtet e tyre.
Sipas këtij Instituti, punëtorët e pastrimit meritojnë trajtim të dinjitetshëm për punën që bëjnë, dhe mbrojtje institucionale për respektim të drejtave të tyre në punë.
“IHDNj është e indinjuar me mbikëqyrjen e munguar nga Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës për këtë kategori punëtorësh” – thuhet në reagim.
Hulumtimi që është bërë nga IHDNJ-së mes tjerash ka prezantuar si shqetësuese mbingarkesën në punë, mungesat e pushimit mjekësorë, mos respektim të pagës minimale, punë pa kontrata, mungese e pagesave të kontributeve pensionale.
Instituti i ka bërë thirrje institucionet qeveritare për domosdoshmëri të rishikimit dhe mirë zbatim të legjislacionit për luftim të jo formalitetit në sektorin e mirëmbajtjes higjienike.
Në reagim është thënë se padrejtësia ndaj këtij sektorit nuk guxon të kthehet në normale dhe se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për mos mbrojtje të kësaj kategorie të punëtorëve.
IHDNj tha se është e përfshirë aktivisht në avokim për kushte më të mira të punës për punëtorët e mirëmbajtës higjienike, dhe do të vazhdoj këtë betejë deri në jetësim të të gjitha të drejtave për të gjithë këta punëtorë.