Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman, Rohde e shikojnë bashkë ndeshjen mes Trepçës dhe Yllit

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë Jorn Rohde kanë përcjellë ndeshjen në mes dy klubeve të basketbollit, mes Trepçës dhe Yllit.

Hamza ka thënë se tashmë janë tifozë të rregullt të ndeshjeve në mes dy klubeve, e që sot u luajt ndeshja e tretë.

“Me mikun tim, ambasadorin Jorn Rohde, jemi bërë tifozë të rregullt të ndeshjeve mes Trepçës dhe Yllit. Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e lojtarëve të të dyja ekipeve. Një spektakël i mrekullueshëm” – u shpreh Hamza.

Tutje kryetari tha se kampioni beson shumë se do të jetë ekipi i tij i zemrës, duke thënë se më pas ky ekip e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani.

“Këtë mundësi mbase do ta diskutojmë duke e shikuar ndeshjen e radhës” – tha Hamza.

Tutje ai shtoi se ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët e vendit.