Bastisje tek shtetasi i Kosovës në Kondovë të Sarajit, policia gjen bomba, raketë RPG dhe municion

Policia e Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e sotëm me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e personit G.B. 37 vjeç, shtetas i Kosovës me vendbanim në Kondovë të Sarajit të Shkupit dhe tek partnerja e tij 34-vjeçe A.Gj. nga Shkupi, ku ka gjetur armatim dhe municione.

“Gjatë bastisjes te G.B., e pranishme ka qenë edhe A.GJ., kurse janë gjetur tri bomba dore, një raketahedhës dore-zola, një pistoletë, katër karikatorë të pushkës automatike, 164 plumba kalibër i ndryshëm dhe gjashtë patrona për pushkë gjuetie. Personat janë privuar nga liria dhe janë në mbajtje në stacion policor dhe kundër tyre, në konsultim me Prokuror Publik kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës penal me procedurë të shpejtë” – thuhet në njoftimin e MPB-së maqedone.