Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Bastisje në Prishtinë, sekuestrohet kokainë, telefona e para

Një burrë është arrestuar në fshatin Bernicë të Prishtinës. Kjo pasi policia kreu një bastisje ku u gjet drogë.

Sipas njoftimit, te shtëpia e të dyshuarit, policia ka gjetur 3 gram kokainë, 5 mijë e 800 euro, dy telefona, një karikator, një thikë dhe gjashtë orë dore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.