Foto: Rtv21

Bashkimi Evropian siguron edhe 300 milionë doza të tjera të vaksinës anti COVID-19

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka siguruar edhe 300 milionë doza të tjera të vaksinës anti COVID-19.

KE ka njoftuar se është duke punuar që të sigurojë edhe 200 milionë doza të vaksinës nga prodhuesit BioNTech dhe Pfizer – me mundësinë për të marrë edhe 100 milion doza të tjera.

“Kjo do t’i mundësonte BE-së që të dyfishojë blerjen e kësaj vaksine dhe të sjellë vrull shtesë për vaksinimin në Evropë”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Përveç vaksinës BioNtech-Pfizer që po përdoret tashmë në të gjithë Bashkimin Evropian, një vaksinë e dytë, e prodhuar nga Moderna, u autorizua në 6 Janar 2021. Vaksinat e tjera pritet të aprovohen së shpejti nga ana e BE-së.

“Portofoli ynë i vaksinave do t’i mundësojë BE-së jo vetëm të mbulojë nevojat e të gjithë popullsisë së saj, por edhe të furnizojë me vaksina vendet fqinje”, thuhet më tej në njoftimin e Komisionit.