Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Qytetarët që udhëtojnë me autobusë duhet të kenë me vete dëshminë e vaksinimit

Të gjithë qytetarët që duan të shfrytëzojnë transportin publik me autobusë nga sot do të jenë të obliguar të kenë edhe dëshminë e vaksinimit, të paktën me njërën dozë.

Gjithashtu këta qytetarë që dëshmojnë vetëm njërën dozë, duhet të kenë me vete edhe dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test PCR) të lëshuar jo më pak se 21 ditë e jo më shumë se 180 ditë.

Po ashtu, të gjithë qytetarët dhe stafi i transportit publik duhet të kenë të vendosur maskë.

Kompanitë e transportit duhet të shfrytëzojnë vetëm 50 për qind të kapacitetit të mjetit transportues, kurse taksitë duhet të kenë vetëm 2 udhëtarë dhe jo më shumë në automjet.

Nëse qytetarët që shfrytëzojnë këtë lloj transporti nuk janë të vaksinuar, ata do të lejohet të shfrytëzojnë këto mjete.

Masat e reja të Qeverisë kanë hyrë në fuqi sot.